Pas debatit dhe “luftës” së madhe për të siguruar logon dhe selinë, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, pasi e siguroi atë, vendosi të dalë në zgjedhje me kandidatë të pjesshëm dhe më pas kandidatët tërhiqen.
Për këtë situatë analisti Mentor Nazarko i ftuar në “Newsline” në ABC News është shprehur se kjo situatë është një tregues i qartë i përçarjes në PD, ndërsa shton se kjo që po ndodh me Alibeajn është e shpjegueshme për periudhën që po jetojmë.
Nazarko shton se ndoshta politikanët që fillimisht kanë vendosur të mbështesin Alibeajn, mund të jenë vendosur përballë një presioni apo joshje që mund të ketë ardhur edhe nga krahu i Berishës.
Kjo është tregues i qartë i përçarjes së PD. Një parti që nuk është rithemeluar, nuk është riformatuar, nuk ka kaluar ato proces që kanë kaluar e djathta në vendet e lindjes. Ndoshta është duke kaluar një proces tani, por me një kosto të madhe elektorale.
Kjo që po ndodh me Alibeajn, është një situatë e shpjegueshme me atë qe në jemi jetuar në një periudhë deideologjizimi, që domethënë mund të ndahet e majta e djathta, por nuk kanë shumë vlerë, qytetarët lidhen me interesa.
Politikanët që kanë vendosur të mbështesin fillimisht Alibeajn, mund të jenë vendosur përballë një presioni ose joshje që mund të ketë ardhur edhe nga grupi i Berishës, por mund ta kenë shitur përfaqësimin e tyre dhe financiarisht” u shpreh Nazarko.r.t/abcnews.al