Konstatohet një i moshuar në Kamzë, nuk mban mend banesën e tij: Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

schedule16:31 - 31 Mars, 2023

schedule 16:31 - 31 Mars, 2023

Një i moshuar është konstatuar i vetëm në Kamzë, dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia bën me dije se i moshuari nuk mund të identifikohet, ndërsa fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagese 112.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.r.t/abcnews.al