Nisur nga avantazhi i mrekullueshëm ndaj rivalëve më të afërt, e vetmja gjë që mungon është matematika për të festuar një skudeto që mungon prej 33 vitesh dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar në Napoli.
Organizimi i festimeve zhvillohet në dy linja, festën spontane në ditën e ndeshjes ku do të vuloset matematikisht dhe festën e organizuar në fund të kampionatit, në të cilën po përgatitet Bashkia dhe Prefektura.
“Është e qartë se nga njëra anë do të ketë një festë spontane, një entuziazëm spontan në të cilin ka qartë problemin e rendit publik dhe gjithashtu edhe të përgjegjësisë së qytetarëve. Nga ana tjetër është festa nga Bashkia, që ndoshta do të jetë 4 qershori, e cila për një zgjedhje të bërë nga ana ime do të jetë një festë policentrike për të përfshirë të gjithë qytetin dhe do të ketë një skenë në çdo Bashki si dhe atë qendrore në Piazza Plebiscito”, shpjegoi kryebashkiaku Gaetano Manfredi./ h.ll/abcnews.al