A mund ta imagjinoni një botë pa ngjyra? Sigurisht që mundeni, të gjithë kemi parë filma apo foto bardh e zi.
Dhe çfarë lloj bote do të ishte kjo? Aty nuk do mund të admirojmë ngjyrën e luleve, shijojmë ngjyrën e kaltër të detit dhe qiellin e kuq gjatë perëndimit të diellit.
Ngjyra i referohet një ndjesie të caktuar drite, një veti fizike e dritës, lëvizjet e së cilës regjistrohen nga syri dhe truri dhe që vjen nga një burim ose reflektohet nga sipërfaqja e një lënde. Ngjyra është në fakt një përvojë shqisore që ndodh kur drita e një spektri karakteristik ngacmon receptorët në retinën e syrit.
Ka disiplina të tëra rreth ngjyrave brenda shumë shkencave, ka shumë fakte rreth tyre, kështu që gjithmonë mund të mësoni diçka të re.
Ju mund të trajtoni të gjitha të dhënat e mundshme dhe të pamundura, dhe këto janë disa fakte interesante rreth ngjyrave në botën përreth jush.
- Burrat dhe gratë i shohin ngjyrat ndryshe
Ekziston një gjen specifik falë të cilit ne shohim dhe interpretojmë ngjyrën e kuqe, zbuluan studiuesit nga Universiteti i Arizonës. Gratë kanë dy kromozome X dhe burrat kanë vetëm një. Kjo është arsyeja pse gratë dallojnë nuancat e së kuqes, dhe burrat e shohin të kuqen si të kuqe. Prandaj femrat që nuk mund të vendosin për nuancën e buzëkuqit nuk duhet të shqetësohen, sepse për meshkujt nuk ka rëndësi, të gjithë do të jenë të kuq.
- Ngjyra e argjendtë e makinës mund të shpëtojë një jetë
Kur zgjidhni një makinë, mos u shqetësoni shumë me të gjithë gamën e ngjyrave që ofrohen. Argjendi është zgjidhja më e mirë sepse është e lehtë të dallohet në rrugë, veçanërisht nëse dukshmëria është e dobët dhe mund t’ju shpëtojë jetën, tregojnë studimet. Përveç kësaj, ngjyra e argjendtë është më e lehtë për t’u ruajtur sepse papastërtia është më e dukshme.
- Roza qetëson nervat
Për të qetësuar të burgosurit rebelë dhe pacientët agresivë, muret e burgjeve dhe institucioneve mendore mund të lyhen rozë. Kjo ngjyrë i ndihmon t’i mbajnë nën kontroll, dmth qetëson nervat e tyre. Pra, roza nuk është e rezervuar vetëm për vajzat Barbie, kafshët shtëpiake, shtëpitë, makinat e tyre…
- Ngjyrat e ndezura çojnë në miq të rinj
Studimet tregojnë se ngjyrat janë përgjegjëse për 62 deri në 90 për qind të ndikimit në përshtypjet e para gjatë takimit. Pra, nëse ju pëlqen të vishni të zeza ose diçka neutrale, është koha për të rifreskuar garderobën tuaj me ngjyrë portokalli ose lejla. Kush e di, ndoshta ajo gjë e vogël do ta drejtojë jetën tuaj në një drejtim të ri, me miq të rinj, një partner ose një punë të re.
- Blu është ngjyra më e njohur
Në të gjithë botën, bluja është ngjyra më e preferuar dhe madje 40 për qind e popullsisë e zgjedh atë në jetën e përditshme. Në vend të dytë për nga popullariteti është vjollca, por është shumë pas blusë sepse vetëm 14 për qind e njerëzve e preferojnë atë.
- Ngjyrat mund të jenë frikësuese
Ka njerëz që kanë frikë nga ngjyrat, sikur jeta e tyre varet nga shikimi i ngjyrave. Ata vuajnë nga kromofobia një çrregullim që i bën ata të kenë frikë nga ngjyrat. Disa reagojnë dhunshëm ndaj nuancave të caktuara, dhe të tjerë ndaj ngjyrave në përgjithësi. Simptomat përfshijnë të përziera, marramendje, gulçim, ndjenjë paniku, rritje të rrahjeve të zemrës, presion të lartë të gjakut, ankth, marramendje, dhimbje koke etj. Ka terapi të veçanta që i ndihmojnë njerëzit të heqin qafe këto fobi.
- E verdha na bën të uritur
Nuk është mirë të mbash në kuzhinë ngjyrat e verdha dhe portokallia sepse nxisin oreksin. Nëse planifikoni të mbani një dietë, vendosni të gjitha sendet e atyre ngjyrave jashtë syve. Dhe kushtojini vëmendje restoranteve dhe vendeve të tjera ku shërbejnë ushqim, sepse ata dinë ta përdorin këtë fenomen, shkruan Listverse.
- Ngjyra kafe quhej “mumje”
Egjiptianët e lashtë kishin një emër për ngjyrën kafe, ata e quanin atë “mumje”. Ishte fjalë për fjalë një lloj ngjyre dhe i ngjante ngjyrës së një mumjeje të vërtetë. Gjegjësisht, 35 ditë pas dehidrimit, trupi i mumifikuar mori ngjyrë kafe për shkak të mineraleve të hekurit, të cilat pasi lëngu avullohet, koncentrohen më shumë dhe i japin kufomës një ngjyrë kafe. /abcnews.al