Kombëtarja e Argjentinës arriti një fitore spekatkalore, me rezultatin e thellë 7 me 0 në miqësoren e mbrëmshme ndaj Curacaos, me “magjikun”, Lionel Messi, i cili shënoi një 3-golësh në pjesën e parë duke e çuar, në 57 numrin e tyre në karrierën e tij, si dhe e çoi në kuotën e 102 golave të shuan për Kombëtaren “albiceleste”.
Për mediat, pas ndeshjes, 7 herë fituesit i “Topit të Artë” u shpreh se shpreson që momente të tilla në Kombëtaren argjentinase, të mos mbarojnë kurrë.
“Mënyra e shkëlqyer për t’i dhënë fund këtij koleksioni ishte të impresiononim njerëzit në Santiago del Estero.
Shpresoj të ndajmë edhe shumë momente të tilla dhe kjo çmenduri të mos mbarojë kurrë!”,- është shprehur “pleshti” në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al