Një person është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në Vushtrri.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës ishte parë afër urës së lumit në fshatin Vernicë.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar trupin e pajetë.
“Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al