Pronari i The Guardian ka kërkuar falje për rolin që themeluesit e gazetës kishin në tregtinë e skllevërve dhe njoftoi një program dhjetëvjeçar për drejtësinë.
Scott Trust tha se priste të investonte më shumë se 10 milion £, me miliona të dedikuara posaçërisht për komunitetet që kishin lidhje me themeluesit dhe bashkëpunëtorët e The Guardian të shekullit të 19-të.
Gjithashtu pritet të ketë kërkime të pavarura akademike për të hetuar nëse kishte ndonjë lidhje historike midis skllevërve dhe John Edward Taylor, gazetarit dhe tregtarit të pambukut që themeloi gazetën në 1821, dhe biznesmenëve të tjerë që financuan krijimin e saj.
Raporti i Scott Trust Legacies of Slavement, i botuar të martën, zbuloi se Taylor, dhe të paktën nëntë nga 11 mbështetësit e tij, kishin lidhje me tregtinë e skllavërve, kryesisht përmes industrisë së tekstilit.
Taylor kishte lidhje të shumta përmes partneriteteve në firmën e prodhimit të pambukut Oakden & Taylor dhe kompaninë tregtare të pambukut Shuttleworth, Taylor & Co, e cila importonte sasi të mëdha pambuku të papërpunuar të prodhuar nga njerëzit e skllavëruar në Amerikë, raporton abcnews.al.
Studiuesit nga universitetet e Nottingham dhe Hull arritën të identifikonin lidhjet e Taylor, përgjatë bregut të Karolinës së Jugut dhe Gjeorgjisë, pasi rishikuan një libër me fatura që tregonte se Shuttleworth, Taylor & Co merrnin pambuk nga rajoni, i cili përfshinte inicialet dhe emrat e pronarëve dhe skllevërve të plantacioneve.
Një tjetër nga financuesit e hershëm të The Guardian, tregtari nga India Perëndimore, Sir George Philips, ishte bashkëpronar i plantacionit të sheqerit Success në Hanover, Xhamajka.
Ai u përpoq pa sukses të kërkonte kompensim nga qeveria britanike në 1835 për atë që ai e konsideronte si humbje të pasurisë së tij, e cila përfshinte 108 persona. Partneri i tij, megjithatë, kërkoi 1,904 paund si kompensim, i cili, sipas vlerësimit vlen rreth 200,000 paund sot, raporton abcnews.al.
Krahas një kërkim faljeje “komuniteteve të prekura tdhe pasardhësve të mbijetuar të skllavëruarve për pjesën që The Guardian dhe themeluesit e saj patën në këtë krim kundër njerëzimit”, ata kërkuan gjithashtu falje për pozicionet e hershme editoriale që shërbyen për të mbështetur industrinë e pambukut dhe për shfrytëzimin e tyre.
The Guardian njoftoi se do të zgjerojë raportimin e saj për komunitetet me ngjyrë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Karaibe, Amerikën e Jugut dhe Afrikë, me plane për të krijuar 12 pozicione të reja në The Guardian dhe për të nisur formate të reja editoriale për t’i shërbyer më mirë audiencës me ngjyrë.
Në një artikull të botuar të martën, Katharine Viner, kryeredaktore e Guardian News & Media, tha: “Ne po përballemi me faktet dhe po kërkojmë falje për faktin që themeluesi ynë dhe ata që e financuan atë u pasuruan nga një praktikë që ishte një krim kundër njerëzimit
“Ndërsa hyjmë në shekullin tonë të tretë si një organizatë lajmesh, kjo histori e tmerrshme duhet të përforcojë vendosmërinë tonë për të përdorur gazetarinë tonë për të ekspozuar racizmin, padrejtësinë dhe pabarazinë dhe për të kërkuar llogari nga të fuqishmit.”
The Guardian ka iniciuar gjithashtu Cotton Capital, që eksploron historinë e tregtisë transatlantike të skllevëve dhe trashëgimitë e saj.
/abcnews.al