Skënderbeu blen portierin Koliçi dhe mbrojtësit Turtulli

schedule17:30 - 9 Gusht, 2019

schedule 17:30 - 9 Gusht, 2019

Pas prezantimit të trajnerit Ilir Daja skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar dy blerjet e para për këtë merktato verore. Portieri Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli janë zyrtarisht futbollistë të Skënderbeut. Dy përforcimet e juglindoreve kanë një eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar

“Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut. Enea Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1. Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone. Ish lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen”, njofton skuadra e Skenderbeut./ABC News Albania 24/7