Bjellorusia: Vendosja e armëve bërthamore nuk shkel traktatet ndërkombëtare

schedule12:43 - 28 Mars, 2023

schedule 12:43 - 28 Mars, 2023

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë deklaroise vendosja e armëve bërthamore ruse në territorin e saj nuk është në kundërshtim me Traktatin e Mospërhapjes (NPT).

Bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë kryhet në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar, tha ministria për agjencinë ruse të lajmeve, Tass të martën.

“Trajnimi i pilotëve bjellorusë të aftë për aeroplanë me municion specifik, modernizimi i avionëve të tillë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë pa transferuar kontrollin mbi to në Minsk, si dhe akses në teknologjitë e duhura, në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të NPT-së”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Sipas ministrisë, një praktikë e tillë nuk është një risi në fushën e bashkëpunimit ushtarak midis fuqive jobërthamore dhe ato bërthamore.

Bjellorusia thotë se i është nënshtruar presionit nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe aleatët e NATO-s, duke bërë që të ndërmarrë “veprime të detyruara hakmarrëse për të forcuar aftësinë e saj në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!