Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se trupat ruse po e mbanin “peng” uzinën bërthamore të Zaporizhzhia dhe siguria e tij nuk mund të garantohej derisa ata të tërhiqeshin.
Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor, më i madhi në Evropë, që në javët e para të pushtimit të Ukrainës dhe nuk kanë treguar prirje për të hequr dorë nga kontrolli, shkruan Reuters.
“Mbajtja peng e një centrali bërthamor për më shumë se një vit – kjo është padyshim gjëja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e energjisë bërthamore evropiane apo mbarëbotërore,” tha Presidenti Zelensky.
Zelensky u takua me Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në hidrocentralin Dnipro – në verilindje të uzinës Zaporizhzhia.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës së Zaporizhzhia./abcnews.al