Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se nuk ka asgjë gjë të çuditshme në vendimin e tij për të dërguar armë bërthamore në Bjellorusi.
Putin pohoi se “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada” duke shtuar se: “Ne ramë dakord që do të bënim të njëjtën gjë pa shkelur kushtet e traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore”, shkruan Sky News.
Pas deklaratës së Putinit, ka pasur një sërë reagimesh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel i bëri thirrje Bjellorusisë që të mos pranojë armë bërthamore dhe nënvizoi se ndodh diçka e tillë, do të ketë sanksione të mëtejshme.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka ende asnjë provë se Rusia do të dërgojë armë bërthamore në Bjellorusi./abcnews.al