Argjentina zhvilloi një miqësore mbrëmjen e djeshme ndaj Panamasë, ndeshje që arriti ta fitonte me rezultatin e pastër 2 me 0, falë golave të Lionel Messi dhe Thiago Almada.
Në përfundim të ndeshjes, vetë kapiteni i Kombëtares “albiceleste” mbajti një fjalin në nder të triumfit së Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.
“Së pari ju falënderoj të gjithëve për dashurinë. Ne kemi thënë prej kohësh se do të bëjmë gjithçka për të fituar Kupën e Botës. Gjithmonë kam ëndërruar për këtë moment, të mund të festoj me ju, të mund të vij në vendin tim dhe të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës. Kjo është ndjenja më e mirë.
Unë gjithashtu nuk dua të harroj ish-shokët e skuadrës që kaluan dhe gjithashtu dhanë gjithçka për të arritur këtë. Ata meritojnë respektin dhe njohjen e të gjithë popullit argjentinas. Është shumë e vështirë për ta arritur këtë. Kjo varet nga shumë gjëra. Shijojeni yllin e tretë!”,- tha “lideri” i Kombëtares së Argjentinës. /i.m /abcnews.al