Një mace e njohur si “macja dhelpër” është vërtetuar zyrtarisht si një specie unike nga qeveria franceze. Ajo ka qenë një krijesë mitike në Korsikë për rreth 200 vjet. E njohur në vend si “ghjattu volpe”, macja është e vështirë të dallohet nga speciet e tjera të maceve. Testimi gjenetik ka vërtetuar se macja dhelpra është me të vërtetë një specie e sapo zbuluar, ka thënë agjencia e biodiversitetit OFB.
Një ekip i vogël nga Zyra Kombëtare për Gjuetinë dhe Kafshët e Egra (ONCFS), i udhëhequr nga Pierre Benedetti, ka studiuar kafshën që nga viti 2008.
“Kisha dëgjuar për këtë kafshë që kur isha fëmijë, por nuk e pamë kurrë. Kishte këtë mitologji që e rrethonte, por ne kemi kapur gjatë 10 viteve të fundit. Macja dhelpër nuk ka asnjë lidhje me dhelprën. Është një mace. Në fakt, është paraardhësi i maces shtëpiake”, tha Benedetti./abcnews.al