Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, Kosova shkon në zgjedhje

schedule23:01 - 22 Mars, 2023

schedule 23:01 - 22 Mars, 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se vendi ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me Asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, u shpreh ai.

Konjufca, thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është në marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.

Sipas tij, qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Një entitet i cili është monoetnik, e i cili është bartës i pushtetit publik dhe për të cilin nga Kosova kërkohet ndryshimi i kushtetutës, unë mendoj që kjo është vijë e kuqe dhe atëherë duhet të ngulim këmbë, atëherë nuk ka lidhje as nëse flasim për këto parametra. Qeveria e Kosovës nuk ka kuptim, nuk ka kuptim më as parlamenti i Kosovës dhe menjëherë vendi duhet me shku në zgjedhje për mendimin tim”, nënvizoi Konjufca./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!