Delegacioni i Katarit dhe Sir Jimmy Ratcliffe kanë paraqitur oferta rekord për të blerë Manchester United.
Ata patën zhvillime në negociatat për ndryshimin e pronësisë së Manchester United, pasi brenda afatit u dorëzuan ofertat prej afro 5.6 miliardë paund nga fondi i Katarit, por edhe britaniku më i pasur, Sir Jimmy Ratcliffe, siç raporton Daily Mail.
Mirëpo, as këto oferta duket se nuk arrijnë në kërkesat financiare të familjes Glazer, e cila do të pranonte afër gjashtë miliardë (6.7 miliardë paund).
Rekordi sportiv për blerjen e një ekipi është 4.1 miliardë euro për Denver Broncos të NFL.
Siç raporton botimi, pronarët e rinj të djajve të kuq do të duhet të investojnë një shumë afër një deri në dy miliardë paund për të përmirësuar ambientet/ /G.D abcnews.al/
Burimi: Sport 24