Të martën u raportua se prokuroria nuk gjeti asnjë provë që Barcelona paguante gjyqtarët për t’u ndihmuar nga arbitrat në ndeshje.
Siç pretendoi Joan Laporta, duket se e gjithë buja rreth “rastit Negreira” ishte për të njollosur imazhin e Barcelonës.
Tani, klubi ka ngritur padi kundër pesë gazetarëve për shpifje ndaj klubit, pretendon Diario Sport. Më shumë procese gjyqësore pritet të pasojnë.
Klubi gjithashtu do t’i ftojë anëtarët e klubit që të dërgojnë me email prova të mediave që raportojnë keq për rastin, të cilat potencialisht mund të përdoren për të paditur këto media.
Siç u premtua, Laporta po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur imazhin e mirë të Barçës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Diario Sport