Dani Alves i dërgon letër nga burgu gruas së tij: Ti dhe fëmijët e mi jeni gjëja më e bukur për mua

schedule15:01 - 22 Mars, 2023

schedule 15:01 - 22 Mars, 2023

Dani Alves, ende i burgosur në “Brians 2” në Barcelonë, i ka shkruar një letër gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi njoftoi ndarjen me ish-lojtarin e Barcelonës.

“E dashura ime Joana. Kanë qenë pothuajse 8 vjet me kaq shumë dashuri, respekt dhe kujdes të ndërsjellë, sidomos vitet e fundit.

Në krahun tënd gjithçka duket më e lehtë dhe më e këndshme. Ti dhe fëmijët e mi keni qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë. Së bashku jemi rritur që nga dita ku u njohëm, që nga momenti kur filluam një jetë bashkë.

Kemi shoqëruar njëri tjetrin gjatë gjithë këtyre viteve, duke forcuar dhe përkëdhelur njëri tjetrin”, thuhej në letrën e shkruar nga braziliani, e cila u publikua nga programi “Y Ahora Sonsoles”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!