HOROSKOPI/ 22 mars 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

schedule07:03 - 22 Mars, 2023

schedule 07:03 - 22 Mars, 2023

Dashi

Do të dini çfarë të bëni dhe kujt t’i jepni prioritetin e duhur, pavarësisht ndikimit negativ të Marsit në shenjën tuaj. Bëni mirë që të tregoni kujdes për çdo detaj, në mënyrë që të çoni deri në fund atë që keni në kokë. Ata që janë vetë do kenë disa takime interesante që duhet t’i marrin seriozisht.

Demi

Shkëndija vullkani në shenjën tuaj, do i japin jetë projekteve të reja. Janë të shumtë planetët që do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Fatmirësisht po lind një fazë shumë entuziaste në sferën tuaj profesionale. Do arrini të përmirësoni të ardhurat tuaja dhe të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Binjakët

Në ekipin tuaj të punës do të vlerësoheni pafund për shkak se do të çoni deri në fund një projekt shumë të rëndësishëm. Megjithatë mos i tregoni projektet që keni në sirtar, pasi mund t’iu dalë situata nga kontrolli. Ditë e qetë për ata që janë një lidhje dashurie, partneri/ja do kujdeset mirë.

Gaforrja

Të përfshirë nga entuziazmi në punë do të përfshiheni drejt nismave të vështira, duke bërë zgjedhje të guximshme. Dashuria do të ketë mbështetjen e Hënës dhe Venusit kështu që gjithçka do të shkojë mirë. Kudes duhet të tregoni me shëndetin, temperaturat e larta nuk do ndikojnë shumë mirë tek ju.

Luani

Më në fund do të ndiheni gati për të mbyllur një detyrë që i’u është ngarkuar prej kohësh. Detyra është e një rëndësie të madhe dhe shtysa që do ju japë partneri apo partnerja juaj, do të jetë vendimtare. Në punë do keni mirëkuptimin e të gjithë kolegëve dhe kjo do ju bëjë të mos lodheni shumë.

Virgjëresha

Koherenca harmonike që keni me gjithçka, do të bëjë që të shkëlqeni në këtë të mërkurë. Por pavarësisht pengesave me të cilat do të përballeni, do të ndiheni shumë pozitiv dhe optimistë. Beqarët nuk duhet të nxitohen në marrjen  vendime. Kujdes me shëndetin, do jetë disi delikat sot.

Peshorja

Plutoni do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u mbushur me energji. Do të arrini që të kapërceni çdo pengesë dhe komplikime të shkaktuara nga disa planetë kalimtarë. Dita do të mbyllet me sukses, duke provuar se zgjedhjet e bëra prej jush janë të drejta. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Akrepi

Qoftë në punë, edhe në raportin me partnerin/en do të keni mundësi shumë të mira për të pasur sukses. Dita do të jetë e mbarë në sajë të bujarisë së Hënës. Mbani diçka parasysh, jepini prioritet vetëm asaj që vlen vërtetë. Shëndeti do jetë i mir në vija të përgjithshme, nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Shigjetari

Parashikohen komplikime dhe ndryshime gjatë ditës, të cilat do i’u nervozojnë. Familja apo partneri/ja do ju dalin kundër një projekti në të cilin jeni përfshirë. Do të ketë debate lidhur me disa probleme me të cilat po përballeni. E rëndësishme është të ruani qetësinë dhe gjithçka do të shkojë më së mirë.

Bricjapi

Mos rrini të prisni që gjërat të ndodhin vetë. Duhet të veproni para kohe, të ekspozoheni personalisht, për të arritur atë që dëshironi. Mos e shtyni një angazhim në punë i cili duket me pak peshë, pasi do të rezultojë vërtetë fitimprurës. Tregohuni pak më shumë të kujdesshëm me shëndetin këto ditë.

Ujori

Dita është ideale për t’u marrë me projekte që kanë të bëjnë me shtëpinë apo punën. Do dini si të përshtateni në ambiente të ndryshme, duke nxjerrë në pah anën tuaj më të mirë. Të dashuruarit do kenë një ditë të qetë sot, ndërsa beqarët do jenë të zënë me takime interesante.

Peshqit

E keni mendjen gjetkë dhe kështu rrezikoni që të humbni mundësitë e mira. Hëna në kundërshti me Mërkurin dhe Uranin, do bëjë që të jeni të acaruar. Mos e humbni durimin përballë situatave të sikletshme dhe vështirësive të ndryshme. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll.