Çfarë ndodh në të vërtetë kur lani fytyrën me ujë të ftohtë?

schedule22:49 - 21 Mars, 2023

schedule 22:49 - 21 Mars, 2023

Kur flasim për kujdesin e lëkurës së fytyrës, është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje baktereve që mund të mbeten nëse nuk e pastrojmë siç duhet. Ka shumë mundësi që ju të mos dini si të kujdeseni siç duhet për lëkurën tuaj apo cilat janë produktet e duhura, qoftë edhe temperatura e duhur e ujit.

Por çfarë ndodh në të vërtetë kur lani fytyrën me ujë të ftohtë?

Idealisht kur bëhet fjalë për larjen e fytyrës është më mirë të përdorni ujë të ftohtë ose pak të vakët dhe ndonjëherë të nxehtë. Kur themi ujë i ftohtë, flasim për një temperaturë nën 21 °C.

Por cilat janë përfitimet e larjes së fytyrës me ujë të ftohtë:

  • Ndihmon në parandalimin e shfaqjes së akneve.
  • Rregullon nivelin e yndyrës së lëkurës.
  • Ndihmon në mbylljen e poreve të lëkurës. Mbyllja e poreve nuk lejon që papastërtitë dhe bakteret të hyjnë në të, veçanërisht e dobishme për të parandaluar puçrrat.
  • Përmirëson menaxhimin e kushteve të lëkurës si rosacea.
  • Redukton ënjtjen e fytyrës pasi kufizon qarkullimin e gjakut nën lëkurë.
  • Rrit hidratimin, pasi ruan lagështinë e fytyrës dhe redukton prodhimin e sebumit.
  • Ndihmon në luftimin e ënjtjes dhe inflamacionit si dhe parandalon formimin e rrudhave./abcnews.al