Manchester United ka caktuar një afat deri të mërkurën (22 mars 2023) ora 21:00 për palët e interesuara që të dorëzojnë ofertat e tyre për të blerë klubin, raporton BBC.
Dy ofertuesit publikë bankieri i Katarit Sheikh Jassim dhe pronari i INEOS Sir Jim Ratcliffe janë takuar me zyrtarët e klubit kohët e fundit për të punuar në një ofertë të përmirësuar.
Të dyja ofertat fillestare u refuzuan nga Glazers, të cilët po kërkojnë 6 miliardë funte për të shitur klubin përgjithmonë. /G.D abcnews.al/
Burimi: BBC