Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur në Kremlin për raundin e dytë të bisedimeve zyrtare me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Dyshja u panë duke shtrënguar duart dhe duke qëndruar krah për krah gjatë himneve kombëtare përpara fillimi të bisedimeve.
Bisedimet pritet të fokusohen në krizën e Ukrainës dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Talks between Putin and Xi Jinping began in the Kremlin. pic.twitter.com/hj4fzInkuU
— NOËL ?? ?? (@NOELreports) March 21, 2023
Presidenti rus i uroi mirëseardhjen homologut të tij kinez, ndërsa në një deklaratë të shkurtër që bëri për shtyp, tha se ditën e djeshme u diskutuan si çështjet aktuale të natyrës ndërkombëtare ashtu edhe marrëdhëniet dypalëshe.
Më pas, dy presidentët së bashku me delegacionet e tyre kanë shkuar në sallën e Shën Katerinës për bisedime pa praninë e gazetarëve.
Më pas do të zhvillohet një ceremoni e nënshkrimit të dokumenteve dhe pas takimit, Putin dhe Xi do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët.
/abcnews.al