Biden: Do të deklasifikojmë informacionet në lidhje me origjinën e COVID-19

schedule12:16 - 21 Mars, 2023

schedule 12:16 - 21 Mars, 2023

Joe Biden është zotuar se administrata e tij do të deklasifikojë sa më shumë informacione rreth origjinës së COVID-19 të jetë e mundur, duke përfshirë çdo lidhje të mundshme me një laborator kërkimor kinez.

Pasi urdhëroi agjencitë e inteligjencës, përfshirë FBI-në, të hetojnë se nga doli virusi në vitin 2021, presidenti amerikan ka nënshkruar tani legjislacionin që kërkon që çdo detaj i zbuluar të bëhet public.

“Ne duhet të arrijmë në njëpërfundim rreth origjinës së COVID-19 për të siguruar që ne mund të parandalojmë më mirë pandemitë e ardhshme”, citohet të ketë thënë ai.

Projektligji i Biden, për të cilin ai tha se do të kufizonte vetëm ndarjen e çdo informacioni që “do të dëmtonte sigurinë kombëtare”, kaloi lehtësisht si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kështu, çdo dokument përkatës duhet të publikohet brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i projektligjit. Një hap i tillë vjen pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray zbuloi se agjencia mendonte se virusi “me shumë gjasa” vinte nga një rrjedhje laboratorike kineze.

Ai tha se Pekini,  i cili e ka refuzuar vazhdimisht atë vlerësim  po bënte çmos për të penguar përpjekjet ndërkombëtare për të mësuar më shumë rreth origjinës së pandemisë.

Departamenti Amerikan i Energjisë thuhet gjithashtu se ka vlerësuar se pandemia filloi si pasojë e rrjedhjes laboratorike. COVID-19 u shfaq për herë të parë në qytetin e Ëuhan në fund të vitit 2019, përpara se të shpallej një pandemi në fillim të vitit 2020.

“Administrata ime do të vazhdojë të shqyrtojë të gjitha informacionet e klasifikuara në lidhje me origjinën e COVID-19, duke përfshirë lidhjet e mundshme me Institutin e Virologjisë Wuhan”, tha Biden.

Pozicioni zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas një raporti të vitit 2021, është se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të ketë ardhur nga laboratori i Wuhan  por nuk e përjashtoi plotësisht një mundësi të tillë.

Sipas tyre, shpjegimi më i mundshëm ishte se virusi kishte origjinën në një lakuriq nate përpara se të kalonte te “një kafshë ndërmjetëse” dhe më pas te njerëzit.

/abcnews.al