Monedha e përbashkët evropiane i është afruar nivelit më të ulët historik ndër vite. Këtë të hënë një euro sipas Bankës së Shqipërisë u këmbye me 120. 75 lekë. Monedha evropiane u nënçmua me 0.59 pike krahasuar me një ditë më parë. Situata sipas ekonomisteve është sezonale dhe i atribuohet prurjeve të valutës nga emigrantët, por dhe nga turistët që po vizitojnë Shqipërinë. Niveli më i ulët i monedhës evropiane në vendin tonë është regjistruar gjashtë muajt e parë të vitit 2008 kur një euro u këmbye me 120. 4 lekë./ABC News Albania 24/7
Euro zbret nën 121 lekë, i afrohet minimumit historik
schedule16:15 - 5 Gusht, 2019
schedule 16:15 - 5 Gusht, 2019