SHBA: Bota nuk duhet të mashtrohet nga propozimet e Pekinit

schedule21:52 - 20 Mars, 2023

schedule 21:52 - 20 Mars, 2023

“Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike e Rusisë e mbështetur nga Kina”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një konferencë shtypi në Uashington duke komentuar vizitën e Xi Jinping në Moskë. Kjo vizitë erdhi pas urdhërit të arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

“Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë vendim taktik i Rusisë, me mbështetjen e Kinës apo të ndonjë vendi tjetër, për të ngrirë konfliktin sipas kushteve të veta”, tha ai. SHBA vlerëson çdo iniciativë për paqe por dyshon në gadishmërin e Kinës për të ruajtur integritein territorial të Kinës, shtoi ai.

“Çdo plan që nuk i jep përparësi këtij parimi themelor përfaqëson, në rastin më të mirë, një taktikë ngecëse ose thjesht kërkon të lehtësojë një rezultat të padrejtë në luftë”, tha ai duke shtuar: ” Kjo nuk është diplomaci konstruktive”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!