Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja pa firmë në Ohër, Ngjela: Vuçiç u soll si komedian

schedule20:54 - 20 Mars, 2023

schedule 20:54 - 20 Mars, 2023

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje live për emisionin “Lufta dhe Paqja” në Abc Neës komentoi takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të mbështetur nga BE.

Gjatë intervistës me gazetarin Artur Zheji, Ngjela e krahasoi Vuçiçin me një komedian.

“Serbia ka kaluar nga tragjedia Millosheviç në komedinë Vuçiç. Ishte komedi. Njeri pa personalitet. Shqiptarët nuk janë në formën e duhur që të shkatërrojnë këtë komedi. Sa i përket i përket Kurtit, më pëlqeu. Tha do ta pranojmë. Ishte i përparuar në ato që kishte propozuar.

Kanë një president qesharak, kanë ngjallur një neostalinizëm me pushtetin e tij. Shqiptarët duhet të kenë shumë bashkim analizë të qartë politike dhe të marrin edhe territoret e tjera që kanë ngelur jashtë. Ata janë në krizë. Ky është rasti i parë i një presidenti që tregohet si kalama. Shkon të nënshkruajë, dhe ikën.”, tha Ngjela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!