Kurti do të raportojë me 23 mars në Kuvend takimin në Ohër

schedule14:45 - 20 Mars, 2023

schedule 14:45 - 20 Mars, 2023

Këtë të enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  do të raportoj në Kuvendin e Kosovës për takimin e 18 marsit në Ohër.  Ndërsa, kuvendi do të mbajë seancë këtë të mërkurë në orën 12:00 për të shqyrtuar pikat e papërfunduara të disa seancave të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes sw Kryesisw, e cila tha se seanca e së enjtes nis me votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtar, për të vazhduar më pas me deklarimin e kryeministri, Albin Kurti për takimin e 18 marsit në Ohër.

Më pas në këtë seancë parashihet edhe debati për qeverisjes dy vjeçare.

“Dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë më shumë për diskutim nga ana e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit. Paraprakisht do të hidhen në votim 3 marrëveshjet ndërkombëtare që janë shtyrë nga seancat e mëhershme dhe me rregulloren e re të kuvendit në mungesë të kuorumit  ato përcillen si pika në fillim të seancës së rregullt”, theksoi ajo.

Ajo teksa ka komentuar takimin në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi të zhvilluar në Ohër tha se tashmë ka dakordim në parim dhe mbetet të shihet plani dhe procesi tutje.

Takim formal me kryeministrin për zhvillimet në Ohër më 18 mars, Kusari-Lila tha se si Grup parlamentar i LVV do t’i zhvillojnë në ditët në vijim.

Ndërsa, u shpreh se në aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi përfshinë edhe deklaratën për personat e pagjetur si pikë e katër e këtij aneksi.

Kusari-Lila tha po ashtu se komunitetet kanë të drejta të avancuara në Kosovë, por ajo u shpreh se ka një refuzim të shfrytëzimit të këtyre të drejtave nga komuniteti serb.

Sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kusari-Lila tha se qëndrimi ka qenë i qartë.

Kusari-Lila komentoi edhe nenin 7 në kuadër të kësaj marrëveshje që është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë që flet për vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë.

/kosovapress