Interi mësoi ditën e djeshme kundërshtarin në çerekfinale të Champions League, Benfikën.
Zikaltërit kishin 12 vjet që nuk kishin shkuar në një çerekfinale të këtij kompeticioni. Bobo Vieri, ish-sulmuesi legjendar i Interit dhe Italisë, në emisionin “Bobo Tv”, vendos gjithçka për Interin pas shortit të Champions League.
“Unë jam duke vënë bast për Interin, ata janë më të fortë si skuadër se Benfika. Për mua, ata shkojnë në finalen e Champions League”, është shprehur Vieri me superlativa për ish-skuadrën e tij./ h.ll/abcnews.al