Inter dhe Milani kanë mundur të kualifikohen për në fazën e çerekfinaleve të Champions League të dyja së bashku pas shumë kohësh. Bashkë me to, edhe Napoli ka mundur të shkojë në çerekfinale duke shkruar historinë.
Të premten në mesditë do të mësohet më mirë nëse do të ketë me të vërtetë një derbi të Milanos në çerekfinale apo jo. Gjithsesi, Beppe Marotta, CEO i Interit ka komentuar për “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me një përplasje të mundshme të Interit dhe Milanit në Champions League.
“Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë pikë dhe duam të vazhdojmë, nuk jemi të kënaqur me kaq. Nëse do të ndesheshim me Milanin? Do të ishte magjepsëse, emocionuese, sugjestive, të gjithë do të flisnin për të, do të ishte një ekspozitë botërorë, në Milano vetëm për këtë do të flitej.
Por, më mirë do të ishte nëse ky derbi do të luhej në Stamboll, për finalen e madhe. Kjo do të ishte historike. Do të doja shumë t’i thoja Milanit që të shiheshim në finale”, është shprehur Marotta./ h.ll/abcnews.al