Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për Covid, sipas një raporti të ri. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i bimës për prodhimin e kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord, shkruan BBC.
Sipas raportit, trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar drogën te konsumatorët. Europa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.
Sipas raportit, tregjet në Afrikë dhe Azi ishin “ende të kufizuara”, Ghada Waly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm.
Raporti Global mbi kokainën tha se rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e kokainës, si dhe përmirësime në konvertimin e kokainës në pluhur.
“Të dhënat sugjerojnë se roli i Afrikës, veçanërisht Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, si një zonë tranziti për kokainën në rrugën e saj drejt tregjeve në Europë është rritur ndjeshëm që nga viti 2019.
“Si sasia totale e sekuestruar në Afrikë dhe numri i konfiskimeve të mëdha duket se kanë arritur nivele rekord gjatë vitit 2021”, theksohet në raport.
Raporti thotë se shpërthimi i Covid-19 pati një efekt negativ në tregjet e drogës pas kufizimeve të udhëtimeve ndërkombëtare. Kërkesa për kokainë ra pasi klubet e natës dhe baret u mbyllën gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë.
“Megjithatë, të dhënat më të fundit sugjerojnë se kjo rënie ka pasur pak ndikim në tendencat afatgjata,” thotë raporti. “Furnizimi global i kokainës është në nivele rekord”.
Gjetje të tjera kryesore përfshijnë:
-Kolumbia ende dominon rrugët e trafikimit, megjithëse shtigjet për në Europë kanë evoluar
-Konsumi në Australi arriti kulmin në mesin e vitit 2020, ra me 50% vitin e ardhshëm dhe u rrit “mesatarisht” në muajt e fundit të 2021
-Grupet kriminale meksikane dhe ballkanike janë afruar më pranë qendrës së prodhimit për të fituar akses në furnizime
-Përdorimi i kokainës është në trend rritës në disa vende të Europës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
-Në Ukrainë, tregu ishte zgjeruar, por që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar kërkesa është ndërprerë në mënyrë drastike.
/abcnews.al