Një grup i dytë prej rreth 2,000 kriminelësh iu bashkuan “burgut më të madh në Amerikë” të mërkurën, të ndërtuar në El Salvador si pjesë e luftës kundër krimit të shpallur një vit më parë nga Presidenti Naguib Bukele.
“Gjatë një operacioni të ri, ne transferuam një grup të dytë prej dy mijë anëtarësh të bandës në Qendrën për Kufizimin e Terrorizmit (Centro de Confinamiento del Terrorismo, CECOT).
Tani katër mijë gangsterë jetojnë në burgun që është kritikuar më shumë se çdo tjetër në botë”, tha Bukele me një ton sarkastik në Twitter.
#CECOT | El Gobierno del Presidente @nayibbukele, a través del Gabinete de Seguridad, desarrolló un operativo para el traslado de los pandilleros hacia el Centro de Confinamiento del Terrorismo (CECOT). #SecretaríaDePrensa pic.twitter.com/I9U0NWDhUL
— Secretaría de Prensa de la Presidencia (@SecPrensaSV) March 16, 2023
Kushtet e paraburgimit në burgun gjigant në Tekolukë, 74 kilometra në juglindje të kryeqytetit San Salvador janë denoncuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.
Presidenti i Salvadorit postoi foto dhe video të transferimit të të burgosurve ndërsa ministri i Mbrojtjes Rene Francis Merino tha se të burgosurit ruheshin gjatë rrugës nga rreth 1200 anëtarë të forcave të armatosura dhe se karvani shoqërohej nga tre helikopterë ushtarakë.
Este día, en un nuevo operativo, trasladamos al segundo grupo de 2,000 pandilleros al Centro de Confinamiento del Terrorismo (CECOT).
Con esto, ya son 4,000 pandilleros los que habitan la cárcel más criticada del mundo. pic.twitter.com/A2oTUIYubW
— Nayib Bukele (@nayibbukele) March 15, 2023
Grupi i parë prej dy mijë anëtarëve u transferua më 24 shkurt.
Burgu gjigant, i pajisur me mjete vëzhgimi të avancuara teknologjikisht, u përurua në fillim të shkurtit. Ai u ndërtua për të strehuar shumicën e 64,000 anëtarëve të dyshuar të bandës.
/abcnews.al