Teleskopi James Webb kap imazhet mahnitëse të një ylli në prag të vdekjes së tij

schedule15:36 - 15 Mars, 2023

schedule 15:36 - 15 Mars, 2023

Teleskopi James Webb kapi me detaje disa imazhe mahnitëse të një ylli të madh i cili është drejt “vdekjes” së tij. Ky lëmsh gjigand së shpejti do të shpërthejë në një supernova dhe do të shndërrohet në një vrimë të zezë.

Faza Wolf-Rayet, e cila zgjat më për disa milionë vjet, është një fazë kyçe në evolucionin e gjigantëve masivë yjorë.

Ky yll, i quajtur WR 124, është 15,000 vite dritë larg në konstelacionin e Shigjetarit dhe u kap në detaje të hollësishme nga super teleskopi i ri hapësinor i NASA-s, James Webb prej 10 miliardë dollarësh (7.4 miliardë paund).

Ai është 30 herë më i madh se dielli ynë dhe aktualisht po fryn shtresat e tij të jashtme në përgatitje për vdekjen e tij të afërt.

Ndërsa e bën këtë, ylli lëshon një re të madhe pluhuri dhe gazi, e cila më pas ftohet dhe prodhon një aureolë të bukur që shkëlqen në infra të kuqe dhe dhuron një imazh spektakolar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!