I dërguari i Posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takohet sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministren Ana Bërnabiç. Vizita e zyrtarit të lartë vjen pak ditë para takimit të radhës në Ohër, në kuadër të dialogut mes Kosocës dhe Serbisë.
Pas Serbisë, ai pritet të vizitojë edhe Kosovën. Kurti dhe Vuçiç do të takohen me 18 Mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian. Sot, ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha sot se plani evropian është “marrëveshja më e mirë në dispozicion”.
Kurti dhe Vuçiç ende nuk e kanë nënshkruar propozimin por janë dakordësuar për këtë dokument. Kujtojmë që së fundmi, një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi kreu edhe emisari evropian për dialoguin, Mirosllav Lajçak./abcnews.al