Real Madridi ka disa muaj që po ndjek Jude Bellingham pasi Florentino Perez e konsideron atë trashëgimtarin ideal të Luka Modric brenda mesfushës, për këtë arsye i ka bërë propozimin e parë formal Borussia Dortmundit.
Mesfushori anglez ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Bundesligë në dy-tre sezonet e fundit dhe ka shumë skuadra që po luftojnë për ta tërhequr në skuadrat e tyre.
Sipas gazetës Sport, skuadra madrilene ka marrë tashmë vendimin për të shkuar për kontratën e tij. Mediumi i lartpërmendur siguron se Real Madridi do t’i ofrojë 100 milionë euro, plus 40 të tjera në varësi të objektivave, propozim që për momentin i vendos ata në krye të garës për të marrë lojtarin e talentuar anglez. /G.D abcnews.al/
Burimi: Fichajes