Ish-presidenti i klubit të Inter, Massimo Moratti, ka thënë sot se është i zhgënjyer me rezultatet e klubit në Serie A, por shtoi se shpreson për ndeshje të mira në Champions League, raporton “Gazeta dello Sport”.
Morati ishte pronar i Interit nga viti 1995 deri në vitin 2013. Interi është aktualisht në vendin e dytë në renditjen e Serisë A me 18 pikë më pak se Napoli i vendit të parë.
“Skuadra po kalon një krizë dhe kjo duket qartë. Kemi një ekip të mirë dhe një trajner të mirë, por rezultatet nuk janë më të mirat. Këto janë të gjitha gjërat që kemi parë në sezonet e mëparshme”, tha Moratti.
Interi u mposht gjatë fundjavës nga Spezia me rezultat 2:1 në javën e 26-të të Serisë A.
“Skuadra nuk është mjaft e përqendruar. Pas fitores së rëndësishme ndaj Portos, ata nuk ruajtën nivelin e mjaftueshëm të fokusit për të triumfuar ndaj Spezias. Pashë një ekip që duket totalisht i humbur në fushë. Më vjen keq për këtë, sepse kemi lojtarë vërtet cilësorë, por disa prej tyre janë larg formës së duhur”, ka shtuar Moratti.
Ish-presidenti i Interit ka theksuar se Romelu Lukaku nuk është gati për ndeshje të nivelit të lartë.
“Lukaku është në gjendje të dëshpëruar fizike. Ai nuk është gati të luajë në nivelin më të lartë, kjo tregon. Ai është tmerrësisht i ngadalshëm në fushë dhe ne nuk jemi mësuar ta shohim këtë nga ai”, tha Moratti.
Interi do të udhëtojë të martën në Portugali për t’u përballur me Porton në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve. Në duelin e parë të luajtur në Milano Interi triumfoi 1-0 me golin e Lukakut. /G.D abcnews.al/
Burimi: Objektiv.rs