Vrasja në “Don Bosko”/ Gjenden 15 gëzhoja kallashnikovi, ku janë përqendruar hetimet e policisë

schedule09:43 - 13 Mars, 2023

schedule 09:43 - 13 Mars, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë bankierja si dhe u plagosën 6 persona.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi. Ndërkaq, hetuesit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer matje të tjeta në funksion të hetimeve.

Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili është dhe një emër i njohur në botën e krimit.

Këtij të fundit, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”, por mbrëmjen e djeshme, ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital. Pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë.

Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje./abcnews.al