Kryeministri gjeorgjian thirrje Zelensky-t: Mos ndërhy në punët e brendshme të Gjeorgjisë

schedule08:05 - 13 Mars, 2023

schedule 08:05 - 13 Mars, 2023

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili i bëri thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky që të mos ndërhyjë në situatën politike në Gjeorgji, pas një valë protestash që goditi vendin javën e kaluar.

Gjatë protestave kundër një ligji për “agjentët e huaj” që kritikët thanë se sinjalizonte një ndryshim autoritar në Gjeorgji, Zelensky falënderoi protestuesit për valëvitjen e flamurit ukrainas, duke thënë se tregonte respekt dhe i uroi vendit një “sukses demokratik “, shkruan Reuters.

Parlamenti gjeorgjian hodhi poshtë të premten projektligjin, për të cilin kundërshtarët thanë se ishte frymëzuar nga një ligj rus i vitit 2012, i cili është përdorur gjerësisht për të goditur disidencën gjatë dekadës së fundit dhe që kërcënonte përpjekjen e Gjeorgjisë për lidhje më të ngushta me Evropën.

“Kur një person që është në luftë, i përgjigjet veprimit shkatërrues të disa mijëra njerëzve këtu në Gjeorgji, kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë se ky person është i përfshirë, i motivuar për të bërë diçka të ndodhë edhe këtu, për të ndryshuar,” tha Garibashvili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!