Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi kërcënohet me shkarkim, drejtuesit e Interit i kanë dhënë ultimatum trajnerit

schedule18:48 - 12 Mars, 2023

schedule 18:48 - 12 Mars, 2023

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”.

Italianët shprehen se drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me rezultatet dhe ecurinë e skuadrës në javët e fundit. Klubi nga Milano ka regjistruar dy humbje në tre javët e fundit, ndaj Bolonjës dhe Spezias.

Interi ka mundur 1:0 Porton në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Portugali.

“Inzaghi do të shkarkohet nëse Interi nuk arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundon e përditshmja italiane.

Inzaghi mori Interin në qershor 2021. Klubi milanez aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Serise A me 18 pikë më pak se Napoli i vendit të parë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!