Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Monzës për posedim të sasive të mëdha droge, mes të cilave, kokainë dhe hashash, një pjesë e sasisë ishte bërë gati për të ikur në Shqipëri.
Karabinierët sekuestruan 16 kilogram kokainë dhe 800 gram hashash.
Vëllezërit e arrestuar janë të moshës 43 dhe 47 vjeç dhe ranë në sytë e policisë nga vëzhgimi i kamerave.
Kërkimet u zhvilluan dhe në një kasolle në një tokë bujqësore të Famullisë, ku brenda gjetën 7 kilogram kokainë dhe 542 gr hashash dhe 21 400 euro cash.
Vlerësohet se sasia e sekuestruar do të kushte faturuar mbi 1.5 milion euro.r.t/abcnews.al