Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Asllani feston ditëlindjen, klubi zikaltër i bën urimin special

schedule11:32 - 9 Mars, 2023

schedule 11:32 - 9 Mars, 2023

Mesfushori i talentuar shqiptar, Kristjan Asllani, feston sot 21 vjetorin e ditëlindjes, i pari me fanellën zikaltër.

Interi nuk mund ta harronte këtë gjë dhe i ka bërë një urim special Asllanit me anë të një video të publikuar në Instagram edhe në Twitter. Pamjet e videos përmbajnë momente kyçe të Asllanit me fanellën zikaltër.

Edhe pse nuk është aktivizuar kohët e fundit, drejtuesit e Interit e shohin talentin nga Elbasani si të ardhmen e mesfushës së tyre, ku pritet që sezonin e ardhshëm ai të aktivizohet më shumë, pse jo titullar.

Gjithashtu, sot ditëlindjen ka edhe klubi i Interit, të cilët ata festojnë 115 vjetorin e themelimit të tyre./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!