Kryedemokrati Basha e quan lajm të mirë faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “non grata” Vangjush Dakon, por lajm të keq që ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk ka dalë ende para drejtësisë, për asnjë rast korrupsioni.
“Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit”, shprehet Basha në një deklaratë për mediat.
“Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës” e përfundon Basha reagimin e tij. /ABC News Albania 24/7