Nëse keni puçrra dhe lëkura juaj ka nevojë për kujdes të veçantë, atëherë ky artikull është për ty. Sigurisht që mjeku dermatolog është më i përshtatshmi, por ka disa këshilla që patjetër do t’ju ndihmojnë.
Më poshtë do të shohim 3 zakone bazë që duhet t’i thyeni, për të parë rezultate.
Ndaloni së prekuri fytyrën tuaj
Të gjithë e bëjmë këtë dhe është gjëja më e keqe për lëkurën. Gishtat tanë janë plot me mikrobe, ne prekim celularin tonë, terreni numër një i rritjes së baktereve, në fund të fundit. Ne gjithashtu kapim pullat, tastierat, çelësat. Asnjëherë për asnjë arsye nuk duhet të mendojmë se duart tona janë mjaft të pastra për të prekur fytyrën tonë.
Ndaloni së stresuari
Po, e lehtë për t’u thënë, e vështirë për t’u bërë. Megjithatë, nëse ripërcaktoni prioritetet tuaja, do të shihni se do të keni jo vetëm paqe mendore, por edhe lëkurë më të mirë. Nuk po themi të hiqni dorë, por definitivisht nuk ia vlen të humbni gjumin për çështje biznesi, për shembull. Stresi e bën lëkurën tonë më të yndyrshme, pasi shkakton rritjen e niveleve të kortizolit.
Ndaloni së qëndruari deri vonë
Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë gjumi për lëkurën. Fjetja 7-8 orë në ditë dhe, në mënyrë ideale, vendosja e një kremi nate, do të mbajë të ulët nivelet e kortizolit, kështu që do të jeni më pak të stresuar, kështu që aknet do të reduktohen./abcnews.al