Irani i dërgoi Rusisë fshehurazi 100 milionë plumba dhe 300 mijë predha artilerie

schedule19:16 - 8 Mars, 2023

schedule 19:16 - 8 Mars, 2023

Sipas një hetimi të kryer nga rrjeti televiziv Sky News, Irani ishte në gjendje të furnizonte Rusinë fshehurazi me një grumbull të madh municionesh. Sipas hetimeve të rrjetit televiziv, kjo grumbull, e cila përfshinte 100 milionë plumba dhe 300 mijë predha artilerie, u dërgua fshehurazi përmes Detit Kaspik.

Sipas informacionit të dhënë nga gazetarët e Sky News, në janar, dy anije tregtare u nisën për në Astrakhan të Rusisë, lundruan nga portet iraniane “Musa Jamil” dhe “Beghei”, duke mbajtur 200 kontejnerë municionesh.

Një burim i inteligjencës i tha Sky News se të dyja anijet ishin nën flamurin rus. Ngarkesa, sipas burimit, përfshinte municion për raketahedhës dhe mitralozë, si dhe helmeta dhe jelek antiplumb. Sipas burimit, Moska ka paguar para për dërgesën.

“Rusia vazhdon të përdorë Iranin si bazë”, tha burimi i sigurisë, duke përshkruar lidhjet e ngushta ushtarake midis dy vendeve.

Sistemi elektronik i gjurmimit të anijeve të Marine Traffic tregon gjithashtu se udhëtimet e dy anijeve nga Irani në Astrakhan u zhvilluan në janar. Ato janë të dukshme edhe në fotot satelitore. Nuk është e mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur përmbajtja e ngarkesës dhe detajet e paraqitura.

Autoritetet ruse dhe kompania që zotëron anijet nuk iu përgjigjën kërkesës së Sky News për koment.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!