Ne priremi të mendojmë se emocionet pozitive janë më të vështira dhe më të rralla se ato negative. Kështu, kur ndodh diçka e mirë, ajo lë një gjurmë vërtet të fuqishme në shpirt, e cila përkthehet në gëzim, një emocion që mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin fizik dhe mendor. Një shumëllojshmëri e provave shkencore thojnë se ndjenja e gëzimit shkakton një sërë ndryshimesh fiziologjike dhe psikologjike, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit tonë të përgjithshëm.
Sipas ekspertëve, gëzimi është një emocion me karakteristika shumë të veçanta, të cilat e veçojnë atë nga të tjerët. Shpesh e barazojmë me lumturinë, por këto janë dy emocione të ndryshme. Gëzimi lind spontanisht, natyrshëm, ndërsa lumturia është shpesh një zgjedhje e vetëdijshme, një mënyrë jetese. Zakonisht, ajo shkaktohet kur ndodh diçka që ne e dëshironim vërtet, duke çuar në një mori emocionesh të tjera pozitive.
Edhe mënyra e të shprehurit të gëzimit ndryshon. Shkenca thotë se mënyra se si ne buzëqeshim kur jemi të lumtur është unike: Një buzëqeshje spontane, e gjerë, formohet në fytyrën tonë. Kjo buzëqeshje është shoqëruar me një sërë përfitimesh, duke përfshirë shëndet më të mirë fizik, shërim më të shpejtë nga sëmundja dhe lidhje më të forta me të tjerët.
Në të njëjtën kohë, ajo sjell një sërë ndryshimesh në trup. Rrit rrahjet zemrës dhe shpejton e frymëmarrjen dhe rrit temperaturën e trupit. E gjithë kjo është rezultat i sekretimit të adrenalinës, e cila përgatit trupin për veprim dhe e vendos atë në gatishmëri për të përballuar sfidat. Këto ndryshime fiziologjike gjithashtu çojnë në një humor të përmirësuar. /abcnews.al