Maurice Hastings, një i dënuar për një grabitje, vrasje dhe sulm seksual në vitin 1983, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatës në Kaliforni. Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, deklaroi zyrtarisht të pafajshëm Hastings.
“Unë jam mirënjohës për vendimin e gjyqtarit. Gjithçka ka qenë e mrekullueshme sot.
Jam gati të eci përpara me jetën time. Unë jam një njeri i lumtur tani”, tha Hastings gjatë një konference për shtyp pas vendimit. 69-vjeçari u lirua nga burgu në tetor pasi ADN-ja nga sulmi i vitit 1983 identifikoi një tjetër të dyshuar.
Ai u dënua me dënim të përjetshëm për krimin, pavarësisht faktit se dëshmitarët mbështetën alibinë e tij gjatë kohës së vrasjes dhe asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me vendin e ngjarjes.
/abcnews.al