Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fier, zjarri masiv përfshin 2 km tokë

schedule15:16 - 29 Korrik, 2019

schedule 15:16 - 29 Korrik, 2019

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në mesditë në vendin e quajtur Këneta e Zezë në Roskovec në qarkun e Fierit.

Vatra ka përfshirë në flakë 2 km sipërfaqe dhe po rrezikon serat pranë. Përveç serave në një distancë më të largët ndodhen banesa dhe biznese.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëse të cilët po ndihmohen edhe nga banorët. Por situata nuk po normalizohet për shkak të erës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri./ABC News Albania 24/7



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!