Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eklent Kaçi lë gjurmë në Las Vegas, kurbinasi shpallet kampion bote në bilardo

schedule09:39 - 5 Mars, 2023

schedule 09:39 - 5 Mars, 2023

Eklent Kaçi ka bërë një turne të jashtezakonshëm në Las Vegas.

Turneu i zhvilluar në këtë shtet ishte për të shpallur një kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit.
Kaçi mposhti në finale numrin një në botë, Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë në “10-ball”.

Rrugëtimi i bilardistit kurbinas nuk ishte shumë i lehtë. Në çerekfinale Eklenti triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.



Një fitore mjaft e bukur e bilardistit shqiptar, me përmbysje ndaj spanjollit që konsiderohej favorit.
Kështu, Kaçi shpallet kampion bote dhe arkëton edhe çmimin prej 60 mijë dollarësh./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!