Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha bëri një gabim të rëndë”, Kulluri: Ka zëra se disa kandidatë do të bashkohen me Alibeajn

schedule20:00 - 4 Mars, 2023

schedule 20:00 - 4 Mars, 2023

Analisti Edvin Kulluri e cilësoi deklaratën e Sali Berishës se do ta çojë çështjen për vulën e PD-së në Strasburg si të rëndë. Gjatë intervistës që dha për Abc News me Viol Xhafaj, Kulluri theksoi se demokratët nuk mund të presin me vite për të zgjidhur këtë çështje që ka përçarë partinë.

“E para, dje Berisha pranoi me zërin e tij se jemi pak. E pranoi se rithemelimi nuk po ngjit në popull. Këto fjalime i dëgjon Boçi me Këlliçin. Pra ose nuk flasin me njëri tjetrin ose nuk e kuptojnë ca thonë. E dyta, Berisha ka bërë sot një gjë akoma jo të drejtë. Berisha është legjitim në axhendën e tij personale.



Por nuk mund të thuash se do të vazhdoj betejën ligjore në Gjykatën e lartë dhe në Strasburg, ku 5 njerëz që njoh unë kanë të paktën 5 vjet që presin vendimin për pronat. Pra t’u thuash demokratëve se ne betejën do ta vazhdojmë 5-6 vitet e ardhme për vulën, kjo është shumë e rëndë.

Problemi është ata që janë në atë sallë aty, pse nuk flasin dhe të thonë se ku po shkojmë kështu në këtë rrugë. Mirë Basha që fliste gjëra pa kuptim. Po këta të tjerët ca bënin, heshtnin. Pse jemi në këtë pikë në PD. Për shkak të këtij konfirmizmi, mungese kuraje, sinqeriteti. Aty mungon konshienca politike, intelektuale e PD“, tha Kulluri.

I pyetur nëse kandidatët e Foltores mund të bashkohen me Alibeajn për zgjedhjet, ai tha se qarkullojnë zëra se disa prej tyre do të bashkohen.

“Zëra ka për 3-4 kandidatë. Nuk do ta rrezikoheshin krejtësisht gjithë atë punë që kanë bërë dhe angazhimin që kanë marrë. Me futjen në garë, me siglën e PL, krijon një vështirësi të madhe. Nuk ka shumë kuptim që në thelb konflikti është artificial. Nuk mund të jesh më i afërt me PL sesa me gjysmën tjetër në të njëjtën parti. Alibeaj nuk është sot në PD.

Lulzim Basha, benjamini i Berishës. Bardhi është votuar maksimalisht…Nuk thua sot unë jam afër me Metën sesa me pjesën tjetër të PD. Janë afërt me Metën vetëm për Berishën. Nuk ka ndarje ideologjike. Kur vjen puna për të drejtuar partinë, ndahen në mënyrë të parikuperueshme.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!