“Kokaina rozë” po përhapet me shpejtësi në Britani, varësi dhe një përzierje substancash vdekjeprurëse

schedule15:31 - 4 Mars, 2023

schedule 15:31 - 4 Mars, 2023

Një drogë e ridizenjuar e rrezikshme, me nofkën “Kokaina rozë”, po prek klubet e natës në Britani, pasi dyshohet se ka hyrë në ishull përmes kartelës kolumbiane. Droga, një përzierje e ketaminës dhe MDMA, është vendosur të jetë droga më e përhapur në Britani.

Ekspertët kanë paraljamëruar se mund të përmbajë një përzierje potencialisht vdekjeprurëse , duke i vënë përdoruesit në rrezik të madh. Shikimi i turbullt, atak paniku, ankthi, varësia dhe problemet e zemrës janë dëmet që të shkakton kjo lloj droge.

“Është një drogë që në fillim nuk e gjenim kollaj, tani është shumë e përhapur në çdo klub nate”, tha një përdorues.

Gjithsesi, kjo drogë krijohet nga mbetjet e substancave të tjera dhe ndaj e bënë këtë tepër të rrezikshme për konsumatorin. Substancat janë sintetike ndaj dhe në testet laboratorike, është e vështirë të dalin rezultate si konsumator, pasi në rezultatet më shumë del një përqindje e lartë kafeine në trup, për shkak të përbërjes.

Numri i përdoruesve i kësaj droge të re po rritet çdo ditë e më shumë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe problemi parësor është se varësia që krijon kjo substancë narkotike, cilësohet më e fuqishme se të tjerat./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!