Argjentina po mendon për Lojërat Olimpike të Parisit, trajneri i U23 pritet të jetë ish-lojtari i Interit

schedule12:32 - 3 Mars, 2023

schedule 12:32 - 3 Mars, 2023

Claudio Tapia dhe Lionel Scaloni tashmë po punojnë për organizimin e ciklit të radhës të kombëtares së Argjentinës. Një cikël që nuk mund të anashkalojë përzgjedhjet e të rinjve dhe pikërisht në këtë kuptim ka nisur kërkimi për trajnerin që do të drejtojë ekipin U23 dhe që do të përpiqet të kualifikojë këtë kombëtare në Lojërat Olimpike në Paris.

Sipas “Ole”, ideja është që të marrë drejtimin një trajner i ri i cili ka pasur një të kaluar të lavdishme me ekipin kombëtar. Edhe pse bisedimet formale nuk kanë nisur ende,  por dy nga emrat e raportuar në federatë janë Esteban Cambiasso dhe Javier Mascherano.

Ish-mesfushori i Interit është më favorit për të marrë drejtimin e kombëtares së Argjentinës U23./ h.ll/abcnews.al