Fotoja që bëri zhurmë në rrjetet sociale, 13 vitë më vonë Pique tregon të vërtetën

schedule09:53 - 3 Mars, 2023

schedule 09:53 - 3 Mars, 2023

Kanë kaluar plot 13 vite që kur Pique dhe Ibrahimovic dolën në një foto që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime, teksa shfaqeshin shumë pranë njëri tjetrit, për shumëkënd në një pozicion disi të sikletshëm, sikur do të putheshin.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka folur për atë që ndodhi atë ditë në parkingun e makinave të klubit kur ata të dy luanin për Barcelonën. Pique është pyetur për atë foto të famshme gjatë një bisede me Ibai Llanos, ku flitet kryesisht për atë që ka ndodhur atje dhe ai nuk ka nguruar të thotë të vërtetën e tij, duke sqaruar se fotoja ka marrë kuptim jashtë kontekstit.

“Në atë foto jemi në parkingun e klubit. Këtu është makina ime dhe media. Mund ta puthja Zlatanin, por jo në parkingun e klubit. Fotoja është krejtësisht jashtë kontekstit. Më epik ishte reagimi i Zlatanit kur u pyet për këtë foto”, tha Pique.

Sa i përket reagimit të Ibrës, në atë kohë u raportua se një gazetar e pyeti sulmuesin suedez dhe ai u përgjigj: “Jo, jo , ti dhe motra jote ejani tani në shtëpinë time dhe unë do të vërtetoj që nuk jam homoseksual”.

Pique kishte bërë edhe një deklaratë në të kaluarën për atë që ndodhi atë ditë. Ai i kishte thënë revistës “FourFourTwo” se ishte një keqkuptim dhe se i ishte drejtuar Zlatanit për ta uruar për publikimin e autobigrafisë së tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!